GJKKO zbardh vendimin për Berishën, avokati Mëngjesi: Raporti do t’i përcillet ish-kryeministrit
Në argumentin për masën e arrestit në shtëpi, GJKKO shprehet se ndaj Sali Berishës nuk ka një proces politik. Duke i kthyer përgjigje pretendimeve, në dokument thuhet se kemi të bëjnë me një hetim penal. Sa i përket lirisë së shprehjes gjykata shton se fillimisht masa ishte detyrim paraqitje, por ish kryeministri nuk e zbatoi
Me një argumentim prej 42 faqesh GJKKO ka zbardhur argumentin e plotë për masën arrest në shtëpi të Sali Berishës.
Ndër të tjera argumentohet se ish kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e detyrim paraqitje dhe të mos dalë jashtë shtetit. Ndër të tjera duket se trupa i kthen edhe përgjigje deklaratave se kemi të bëjmë me një sulm politik
“Qëndrimi i kërkuesit mbi sulme personale me natyrë politike të kryera ndaj tij nuk qëndron. Shtetasi nën hetim Sali Berisha dyshohet për kryerjen e një vepre penale në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për të cilët gjithashtu janë caktuar masa sigurimi personal në funksion të garantimit të nevojave të sigurimit”
Madje më tej shtohet se me masën e vendosur në tetor Berishës nuk iu cënua liria e shprehjes.
Madje në caktimin e masave të sigurimit fillestare, gjykata nuk ka cenuar të drejtën e lirinë e shprehjes së të hetuarit, qoftë kjo dhe politike, në ushtrim të funksioneve të të hetuarit me karakter politik. Gjatë gjykimit rezultoi e provuar se ka qenë pikërisht ky i fundit i cili nuk ka zbatuar në mënyrë të qëllimshme urdhërimet e gjykatës, duke mos përmbushur kështu detyrimet e tij në zbatim të këtij vendimi.

