“Do marrë me vete Salillarin”/ Maliqi: Kreshnik Hajdari sot i pandehur në GJKKO... Hajdari, më keq se Gjici i Kukësit
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në një reagim përmes rrjeteve sociale njofton se mesditën e kësaj të mërkure do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca ndaj kryebashkiakut socialist Kreshnik Hajdari.
Maliqi thekson se kjo seancë do të jetë dhe dëshmia nëse “SPAK” është i pavarur apo funksionon me Regji të pushtetit, pasi sipas tij., Hajdari duhet të merret i pandehur për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit dhe që është më keq se Safet Gjici i Kukësit sa i përket tenderave të dhëna në këtë bashki.
Reagimi i plotë i Lefter Maliqit
“SPAK” i pavarur apo me Regji? Hajdari sot i pandehur në Orën 12:00, në Gjykatën e Posaçme pranë SPAK…Hajdari me keq se Gjici i Kukësit.
“SPAK” hapi sytë! Shiko këtë bukurinë natyrore e cila u dëmtua, u shkatërrua për intetesa të pastra korruptive nga Hajdari, në bashkëpunim me ish-fatorinon, Oligarkun Salillari. Ky tender i pastër korruptiv me projekt dyshues, me situacione të dyshimta, rreth 4 Miliardë Lekë, nga 9 Miliardë Total të shpenzuara për tendera nga Bashkia Kuçovë në 4 vjet. Pra tenderi më i madh i dhënë, me shpenzim thuajse 50% të parave të shpenzuara në 4 vjet qeverisje të Hajdarit ka shkuar pë këtë ujësjellës, në “Zonë të Mbrojtur”, pa Leje Mjedisi, ku paratë janë marr dhe ujë të pijshëm nuk ka, i parashikuar për t’u bërë për 1,5 vjet dhe ka kaluar mbi 3 vjet ku janë dhunuar mbi 120 banorë burra e gra.
Lind pyetja përse “SPAK” ja dërgoi këtë çështje Prokurorisë së Beratit kur është kompetencë e “SPAKUT”, pasi është i akuzuar Kryetari i Bashkisë Kuçovë Hajdari ‘pengu’ i bashkëpunëtorit Salillari? Përse Prokuroria e Berarit lëshoi një urdhër arresti këtë Verë dhe e anulloi? Përse kjo çështje është e bllokuar? Përgjigjja është se Hajdari merr me vete Salillarin? Salillari mbron Hajdarin?
Z. Dumani, ju keni për Salillarin në dispozicion dhe kallëzime të tjera për Hajdarin, si p.sh.: ‘Asfalt mbi Aafalt’ në Tapi mbi 1 km, pa procedure tenderimi duke favorizuar në fushatë Hajdarin e tij? Rruga e Frashërit, tenderi i qenëve, tenderi i pastrimit, etj.? Keni kallëzim edhe për krim elektoral, ku Hajdari dhe Salillari janë kallëzuar tek ju dhe nga kualicioni “Bashkë Fitojmë nga Deputetja Znj. Albana Vokshi etj. Atëherë përse ky hezitim, pse kjo zvarritje? Çfarë provash duhen ende për Salillarin dhe Hajdarin e tij? Salillari bëri dhe 2 kate pallate pa leje pse nuk hetohet? Mqse jeni Drejtësi e pavarur? Salillari ka gërryer lumenj e dëmtuar pisha e male për gurore e resorte; vet dhe me bashkëpunëtor dhe të afërm të tij, nëse doni prova ju çoj unë në të gjitha këto vende krimi mjedisor dhe të pronës publike dhe qytetare.
Nëse heshtni kjo tregon shumë! Salillari se lëshon Hajdarin se Hajdari merr me vete Salillarin. Hajdarin ju e keni marrë të pandehur vetëm për falsifikim, në bazë të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe e keni sot ora 12:00 për gjykim në “Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar”, por Salillarin e keni aty se lëshon Hajdarin e tij, se po e lëshoi Hajdarin do e keni të penduar dhe do ju tregojë jo vetëm për Salillarin, por dhe për bashkëpunëtorët e tij që kanë abuzuar rëndë me taksat dhe pronat e qytetarëve të Bashkisë Kuçovë.
“SPAK” i pavarur apo me Regji ?? këtë do e shohim!!!
Pasi kur m’i bëni mua këto që njoh ligjet, procedurën, kam punuar me provat, kam hetuar, ndaluar e arrestuar vetëm me prova shumë kriminelë, që janë dënuar nga 5-25 vjet dhe me burgim të përjetshëm. Këta hajdutë të korruptuar Pëllumb Hajdari dhe Kreshnik Salillari, mund të shpëtojnë nga “SPAKU”, por një ditë, do marrin ndëshkimin e merituar për dëmet e mëdha që kanë shkaktuar.
MË POSHTË DISA DOKUMENTA TË SIGURUARA ELEKTRONIKISHT RRETH TENDERIT QË VËRTETOJNË PRETENDIMIN TONË:



