Rama: Ministria e re jo për të larguar Margaritin, Gonxhe një nga drejtuesit më të sprovuar dhe më me sukses

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për mediat pas mbledhjes së fillimvitit, ku shpalosi për dy ditë radhazi prioritetet e qeverisë për vitin 2024.

Ai pyet se pse vendosi të largojë ministren Elva Margaritin nga drejtimi i Ministrisë Kulturës, për këtë kryeministri dha këtë përgjigje:

“Ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margaritit, por është bërë për të krijuar një strukturë të re. Ka të bëjë më nevojën të jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejt, duke thyer edhe kufijtë tradicionalë, në ndërkohën kur ekonomia jonë, sektori po themi institucional, pjesa institucionale që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, sepse janë një serë sfidash që kërkojnë shtysa.

Kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më eficent. Dhe kam bërë zgjedhjen e ministrit të ri sepse është nga drejtuesit më të sprovuar dhe më me sukses. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një çerdhe korrupsioni dhe fakti që ne arritëm të bëjmë që republika Federale e Gjermanisë, njohjen e patentës tonë i thotë të gjitha, pra është krijuar një institucion shqiptar që mund ta vendosësh në të gjithë hartën, përndryshe nuk të jep gjermania mundësinë të drejtosh një makinë me një patentë pa bërë testin.