Ylli Pinari tashmë si dëshmitar për “Gërdecin”: Kam bërë 5 vite burg, ndaj kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh
Ish-drejtori i kompanisë "Meico", Ylli Pinari, është një nga personat që po dëshmon sot në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’.
Në dëshminë e Pinarit sot në GJKKO. Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gerdeci”, rrëfeu si ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompania qe ishte e përfshirë në demontimin e armëve.
Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar në Shqipëri kompaninë “Albademil”, ku bashkë-aksioner ishte Mihal Delijorgji.
“Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit.
Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë.”, tha Pinari.
Kujtojmë se i pranishëm në seancën e cila u shty fillimisht për disa minuta, është edhe vetë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.


