“Ulni armët ndaj vetes”! “Të vegjlit” shtojnë presionet ndaj demokratëve, kërkojnë bashkimin e PD-së. Noka kundër!

Partitë e vogla të kampit opozitar rrisin presionet ndaj demokratëve, të cilëve u kërkohet ndalimi i menjëhershëm i betejës mes tyre dhe ribashkimi i tyre si një partie e vetme.

Mësohet se këtë e kanë bërë me dije gjatë një takimi informal që ata kanë zhvilluar me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokë, ku dhe është diskutuar mënyra se si mund të bashkohet opozita në një koalicion të vetëm.

Aleatët i kanë kërkuar Nokës dhe Bradhit bashkimin e PD-së në një logo të vetme, propozim ky që ka hasur në kundërshti nga Flamur Noka.

Sipas tyre bashkimi i Bashës në Federatë maksimalizon votën e opozitës duke e bërë alternativë të plotë për zgjedhjet e 2025.

Ndërkaq deklaratat për bashkim të demokratëve sa vijnë e shtohen, ku përfaqësues si të kampit të Berishës, po dhe nga vetë Gazment Bardhi, i cili në një intervistë dhënë dje për “Ora News” i bëri ftesë publike Lulzim Bashës të ulen në bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje në një kohë që lideri historik i demokratëve prej ditësh ndodhet i izoluar në arrest shtëpie, pasi hetimeve lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.