Deklaratat e Ramës shkaktojnë reagimin e Gazment Bardhit

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore ditën e sotme gjatë një konference me mediat.

REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMNETAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i sherben qytetarëve shqiptareve.

Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend.

Shipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje.