Ndoka: Basha të shkojë te Berisha si te prifti të “rrëfehet” për gabimet dhe të vazhdojë jetën në PD
I ftuar në Ora News, kreu i demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka u shpreh se Basha e mban vulën që i ka dhënë Rama pa anëtarë dhe mbështetje duke e kthyer veten në një lolo.
Ai shtoi se Bashën nuk e pengon kush që të kthehet te partia që i dha besimin dhe e rriti, duke theksuar se janë bërë disa protesta kombëtare që të bëhej kryeministër, por nuk u bë.
Ndoka: Basha e mban vulën që i ka dhënë Rama pa anëtarë dhe mbështetje duke e kthyer veten në një lolo. Po secili bën gabime, por ka mundësi reflektimi. Nuk e di edhe ca besimi ka se ai është njeri pa ngjyrë, shkon te prifti dhe vazhdon jetën para. Në këtë rast të shkojë të Berisha.
Pra nuk e pengon që të kthehet te partia që i dha besimin dhe e rriti. Janë bërë disa protesta kombëtare që të bëhej kryeministër, por nuk u bë dhe nuk do të bëhet, por mund të mbetet pjesë e PD-së.
