Rama: Nuk e tërheqim ligjin për komisionet hetimore, Kuvendi skenë opinionesh e debati, jo arenë boksi

Kryeministri gjatë bisedës së sotme me gazetarët nga Lezha u shpreh se ligji për komisionet hetimore nuk tërhiqet dhe se është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim

Ai shtoi se qasja ndaj parlamentit është e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. 

Rama: Jo nuk ulemi, ligji për komisionet hetimore është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim. Modelit gjerman i janë hequr komponentë shumë të rëndësisësh, nuk e negociojmë me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin dhe janë në kërkim të modelit të tyre.



Kjo pyetje nuk është për mua, qasja ndaj parlamentit është e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike. Grekët ishin atletë dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes, por kishin pista atletike për aktivitete fizike dhe kishin skenën e debatit demokratit për aktivitetin mendor. S’më rezulton që gjatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë patur ndryshim. Të jetë pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës së fjalës. Në parlament do qasemi sic janë qasur grekët romakët britanikët.