Ndoka: Basha i ftuar në opozitë, mjafton t'i thotë “JO” Ramës dhe të pranojë gabimet e tij të shkuara

I ftuar në Ora News, kreu i demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka u shpreh se Basha është peng i përjetshëm i Edi Ramës dhe vështirë se kthehet në opozitë.

Ai shtoi se Cikli i Edi Ramës është krejt i mbyllur, si ligjor ashtu edhe moral. Rama vazhdon me agoninë e tij të keqqeverisjes dhe po mendon largimin.

Ndoka: Basha është peng i përjetshëm i Edi Ramës. Ndoshta dëshira është që të bashkohemi, por ai nuk besoj se do ta kalojë ylberin e Edi Ramës për tu bashkuar me ne, por mund të ketë edhe surpriza dhe ndoshta e kupton se kurba e tij është në rënie. Basha mund të kthehet te shtëpia e tij duke i thënë “Jo” Edi Ramës dhe duke pranuar gabimet e tij politike.

Cikli i Edi Ramës është krejt i mbyllur, si ligjor ashtu edhe moral. Rama vazhdon me agoninë e tij të keqqeverisjes dhe ai po mendon shpëtimin e tij, si do të largohet dhe cili do të jetë pasardhësi i tij. Rama ka një dosje në SHBA që e ka fundosur. Goditja e Ramës do të jetë e shpejtë dhe ne do të organizohemi shumë shpejt, sepse mund të kemi të papritura.