“Gërdeci”/ Mediu: Nuk kam shkelur autoritetin e FA-së, po hedhin baltë, s’kam pasur interesa
Në një prononcim për gazetarët nga SPAK pas dëshmisë së tij lidhur me Gërdecin, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve.
Ai shtoi se i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shembeshin godina pa leje.
Mediu: Çështje që për vite më radhë është hedhur baltë, sot duket se s’ka të bëjë me interesa të ministrit, sepse s’ka pasur njohje dhe asnjë kontakt me kompaninë shqiptare dhe amerikane. Nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve. I vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shemben godina pa leje.
S’ka asnjë shqetësim tjetër dhe s’ka asnjë diskutim për këtë çështje. Vlerësimi ishte pozitiv. Para se të ndodhte shpërthimi kishte një diskutim në shtab, ku thuhej se Gërdeci ishte investim i mirë. Këtë dokument e keni në fashikujt e prokurorisë.
