Andoni: Socialistët kanë boshllëqe të mëdha, nuk respektohet meritokracia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2024, 21:30
Gazetari, Ben Andoni i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se socialistët kanë boshllëqe të mëdha dhe se Rama i ka të gjitha pushtetet.
Andoni: Rama po vazhon atë inercinë të të gjithë ekzekutive shqiptare, por që po e tepron sepse pushteti i madh të korrupton. Në këtë vend nuk respektohet meritokracia.
Ka një lloj meritokracie sidomos në dikastere, ka dicka që kur vjen një ekzekutiv respektohen mandatet që ka legjislativi për të respektuar pushtetin e vet.
Duket që socialistët kanë boshllëqe të mëdha, e para që ekzekutivin nuk e kontrollon askush.
Rama i ka të gjitha pushtetet.
