Nisja e sezonit parlamentar, socialistët do kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
Në nisjen e sezonit parlamentar socialistët do të kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Çështja është diskutuar në mbledhjen e qeverisë të cilën kryeministri Edi Rama e zhvendosi në Shëngjin të Lezhës, ku morën pjesë edhe drejtuesit politik të qarqeve por edhe zëvendësministrave.
Në takimin e nisur prej orës 10 të së martës e që do të vijojë edhe të mërkurën.
Për angazhimin në kuvend është theksuar plotësimi i rekomandimeve të OSBE por dhe rregullimi i herësit sipas vendimit të gjykatës Kushtetuese.
Megjithëse ende nuk është e qartë nëse PS do të miratojë reformën me anëtarët aktual të komisionit, që i përkasin grupimit të Bashës, apo do të pranohen emrat e propozuar prej gazmend bardhit.
Pjesë e parë e takimit është shoqëruar edhe me diskutime për ndryshimet brenda strukturës së socialistëve, kjo për përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në vitin 2025
Po ashtu që në nisje të punës së deputetëve do të futet në axhendë dhe amnistia në burgje.
Pjesa e dytë e takimit të ministrave është përfshirë nga diskutimet për administratën publike dhe gjetjen dhe sigurimin e burimeve njerëzore.
Ku rritja e pagave shihet si mundësi për të angazhuar stafin por edhe trajnimet dhe përshtatja me inteligjencën artificial mësohet se është konsideroar domosdoshmëri
Problem i tokës dhe i regjistrimit përfundimtar të saj, si një mundësi për çlirimin e ekonomisë dhe për ti dhënë fund përplasjeve mbi të është diskutuar mes ministrave, ku edhe është prezantuar projekti pilot
