Hoxha: Rama po numëron qelitë bosh, se sa nga qeveritarët e tij do të shkojnë para drejtësisë

Sekretari për marrëdhëniet me diasporën në PD, Indrit Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se deri ditën që Rama do jetë i akuzuar nga SPAK atëherë do themi që në Shqipëri ka drejtësi.

Hoxha: Kam përshtypjen që Rama ka numëruar qelitë bosh te 313 ose tek burgu I SPAK-ut dhe sa nga qeveritarët e tij do të shkojnë para drejtësisë dhe do të arrestohen në vitin 2024.

Unë kam qenë mbështetës i reformës në drejtësi, e mbështes reformën në drejtësi por e kam thënë që deri ditën që Rama do jetë në bankën e të akuzuarve nga prokuroria e posacme atëherë do themi që në Shqipëri ka drejtësi.

Sepse po të shikojmë të gjithë bashkëpunëtorët e Ramës kanë ngrënë dardha prapa kurrizit të këtij.

Ky zotëria firmos disa VKM brenda ditës për një mega aferë që është ajo e inceneratorëve dhe nuk ka dijeni se cfarë ndodh dhe gjithcka ndodh prapa krahëve të tij.