''Sterilizimi''/ Beqaj në SPAK, Bregu: Mund ti njoftohet një akuzë e re dhe do njihet me provat e reja

Gazetari Sokol Bregu në një intervistë në Ora News foli për rastin e koncensionit të Sterilizimit ku ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është në SPAK që prej 8 orëve. Bregu u shpreh se sot Beqaj mund të marrë njohjen e një akuze të re.

Bregu: Fakti që ai ka shkuar me avokatë do të thotë që do të marri njohjen e një akuze të re.

Herët e kaluara ai ka shkuar i pa shoqëruar nga avokatët.

Kam përshtypjen se sot do ti njoftohet një akuzë dhe do të njihet edhe me provat e reja ku SPAK e akuzon atë për disa afera korruptive.

Kam përshtypjen se sot ai ka kërkuar edhe ndihmën e avokatëve.