“Je shumë e mirë, kam një vëlla shumë të mirë...”/ Si u tentua krushqia me këngëtaren, përgjigja epike e Mirjeta Memës

Pjesa e dytë e emisionit festiv të ndërrim viteve në “Ora News” do të niste plot energji. 

E ndërsa moderatori Klodi Karaj kërkoi detaje pikante nga jeta artistike e të ftuarve, këngëtarja Mirjeta Mema rrëfeu një moment interesant me një kliente të rregullt në ambientet ku ajo performonte.

Mema rrëfeu se biseda kishte të bënte me një dëshirë të klientes së saj për t’u njohur me vëllain e saj se mbase do kishte një afrim mes tyre.

“Unë i uroj vëllait tënd që të gjejë një nuse sa më shpejt dhe të bëjë një gocë që ta marr për djalin tim”, rrëfeu këngëtarja duke shkaktuar të qeshura në studio.