Beteja për vulën e PD-së, Çobani: E drejta është në krahun e ''Rithemelimit'', por nuk paragjykohet as gjykata
Gazetari, Genc Çobani ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për cështjen e vulës së partisë Demokratike, ku gjykata e Lartë sot ka kthyer për rishqyrtim në Apel cështjen për vulën dhe logon e PD-së. Çobani u shpreh se e drejta është në krahun e Rithemelimit, por nga ana tjetër nuk mund të pargjykohet dot as gjykata.
‘’Që ishte e pritshme, e pranoj që ishte e pritshme. Madje do thosha që për Rithemelimin ishte edhe më mirë paksa.
Nëse flasim për anën morale dhe politike, do të thoshim që e drejta është në krahun e Rithemelimit, sepse në fund të fundit rezultatet e votimit e të gjitha kanë treguar se ku anon pjesa më e madhe e elektoratit demokrat.
Por nga ana tjetër nuk mund të paragjykojmë dot gjykatën.
Gjykata nuk mund të dalë e të bëjë sondazh, por gjykata shikon anën teknike, letrat, procedurat etj me radhë’’, tha ndër të tjera Çobani.
