Nesër vendimi për Berishën, Boçi: Mënyra e sjelljes së GJKKO-së dhe SPAK-ut, kanë qenë në linjën politike
Nënkryetari i partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një intervistë në Ora News foli për masën e sigurisë e cila do jepet nesër ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Boçi u shpreh se procesi është politik dhe mënyra e sjelljes së GJKKO-së dhe SPAK-ut kanë qenë në linjën politike.
‘’Procesi është politik. Argumentat janë parashtruar, janë dhënë.
Mënyra e sjelljes e GJKKO-së, por edhe e SPAK-ut kanë qenë në linjën politike.
Ka një lloj fije linje komandimi dhe që jep këtë lloj rezultati të shtyrjeve të pakuptimta të kërkesave të pakuptimta nga ana e SPAK-ut për vendosjen e masës së arrestit për Berishën shoqëruar me mbikëqyrje policore dhe ndërprerje të komunikimeve që nuk gjen referencë ligjore në nenin 247 të kodit të procedurës penale.
Të mos harrojmë që është kërkuar edhe përjashtimi i relatores së cështjes, zonja Gjoka për shkak të konfliktit të interesit’’, tha ndër të tjera Boçi.
