GJKKO rrëzoi dy kërkesa të Berishës, avokati Gjokutaj: Kërkuam sërish përjashtimin e gjyqtares
Pas dy kërkesave të rrëzuara nga GJKKO, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha se sërish kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.
"Vazhduam me gjykimin incidental. I kërkuam gjykatës që ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka lënë çështjen të pagjykuar në themel. Ju e dini që ata kanë vendosur moslegjitimimin e një të pestës së deputetëve dhe në mungesë të shterimit të gjykimit kushtetues që ta çojë në gjykim incidental në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e sotme, pa mbaruar mirë ne kërkimin vinte vendimi i gjykatës për rrëzimin e saj. Me autorizimin e Ramës, sipas atij, autorizimi vazhdoi dhe gjyqi. Kjo ka qenë edhe arsyeja e kohës. Ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares, pasi ajo relatoi se kërkesa jonë për përjashtim... Gjykata e shtyu vendimin për nesër në orën 3. Kjo gjykatë ka vendosur një precedentë duke vazhduar gjykimin me kërkesë përjashtimi të pagjykuar.
Berisha informohet nga mediat për seancën në GJKKO: Pse është shtyrë prap vendimi? Tani po e marr vesh
Nëse kjo gjykatë do të veprojë për Berishën njësoj siç vepron për ditë me trafikantë e persona të ngjashëm, atëherë bën një gabim të rëndë. Kjo sot ishte e barabartë me gjykatat partizane që kanë qenë dikur”
