Peleshi: Helikopteri “Cougar 633” ishte në ndihmë të forcave zjarrfikëse në Lushnjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2023, 20:51
Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se, “helikopteri “Cougar 633″ është nisur menjëherë në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe të Policisë së Shtetit për shuarjen e zjarrit në Qendrën tregtare, në Lushnje”.
Peleshi tha “Jemi ne gatishmëri të plotë për të siguruar jetën e çdo qytetari”.
Zjarri i rënë fillimisht në katin e dytë, të tretë dhe të katërt në një qendrën tregtare në Lushnje është përhapur edhe në banesat që ndodheshin në katet e mësipërme të pallatit 12 katësh.
Për vënien e situatës në kontroll janë angazhuar forcat zjarrfikëse të policisë dhe institucioneve të linjës, ndërsa ka mbërritur edhe një helikopter për të ndërhyrë sa më parë.

Cougar 633
