Paketa e solidaritetit, Koçiu: Bonus festiv për familjet me fëmijë në ndihmë ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu informoi sot se familjet me ndihmë ekonomike dhe familjet me fëmijë në ndihmë ekonomike do të përfitojnë bonusin e festave.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se “ dhurata e këtij fundviti, me vëmendje dhe kujdes të shtuar për familjet në nevojë, veçanërisht për fëmijët, të cilët do të kenë bonusin e festave, sipas kategorive përfituese. 10 000 lekë do të përfitojnë 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 15 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara  dhe 400 fëmijë në kujdestari alternative”.

“Do të përfitojë 5 mijë lekë, 28 mijë familje me ndihmë ekonomike, 57 900 përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar”, tha Koçiu.

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po i kushton më shumë vëmendje dhe përkujdesje atyre që kanë më shumë nevojë.