Nuri: Heqja e imunitetit të Berishës, është kryer në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri në një intervistë në Ora News foli për vendimin për Berishën që do mbahet nesër në GJKKO dhe cilat priten të jenë skenarët. Nuri u shpreh se heqja e imunitetit të Berishës është kryer në shkelje të Kushtetutës edhe të rregullores së Kuvendit.

‘’Unë jam I bindur se avokatët penalistë të Berishës do ta kontestojnë këtë cështje.

Ajo që u miratua në Kuvend javën e kaluar pra heqja e imunitetit të Berishës është kryer në një shkelje jo vetëm të Kushtetutës por edhe të rregullores së Kuvendit.

Kuvendi kishte detyrimin që gjatë seancës të lexonte raportet. Dy raportet e komisionit të këshillit të mandateve .

Asnji nga këto raporte nuk u lexua në seancë përpara votimit, ashtu sikur e kërkon rregullorja e Kuvendit.

Shkelja e dytë është se Berishës iu mohua fjala në seancë’’, tha ndër të tjera Nuri.