Braimllari: Të jemi alternativë për të propozuar inciativa konkrete për të përmirësuar jetësën e qytetarëve
Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari deklaroi në mbledhjen e zgjeruar me të zgjedhurit vendorë të kësaj partie, që PL-ja duhet të jetë një alternativë për të propozuar inciativa konkrete për të përmirësuar jetësën e qytetarëve.
“Dua të falenderoj të gjithë të zgjedhurit vendorë të Partisë së Lirisë të cilët po i kthejnë bashkitë e vëndit në një front të vërtetë të transparencës dhe llogaridhënies.
Angazhimi i Partisë së Lirisë është i drejtpërdrejte në qeverisjen vendore nëpërmjet anëtarëve të këshillave bashkiak të cilët janë kthyer në zërin e mbrojtes së interesit qytetar.
Partia e Lirisë ka sjell një model tjetër të përfaqësimit në qeverisjen lokale duke bërë opozitë në funksion të transparencës dhe llogaridhënies por dhe duke propozuar iniciativa konkrete në funksion të përmirësimi të jetës së qytetarëve.
Bashkia Tiranë gjatë drejtimit të Erion Veliajt është kthyer në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët.
Në Tiranë jetesa bëhet ҫdo ditë dhe më e vështirë për shkak të ҫmimeve të larta, taksat dhe tarifat vendore që vetëm rriten duke e bërë të papërballueshme koston e lartë të jetësës.
Tirana është kthyer në një kryeqytet betoni me mungesa të hapësirave publike me ҫmimi të larta.
Veliaj do të menaxhoj një buxhet prej 335 milion euro për vitin 2024, ku fokusi i tij kryesor janë shpenzimet për administratën, shpenzimi për transport publik, shpenzimi për menaxhimin e mbetjeve dhe arsimi të cilat zënë rreth 74 përqind të buxhetit, ndërsa shpenzimet për mbështetjen ekonomike, shpenzimet për bujqësine, shpenzimet për kujdesin social, shpenzimet për strehim social, zënë rreth 16 përqind të buxhetit.
Sipas shpërndarjes së burimeve financiare del qartë që për bashkinë e Tiranës prioritet mbetet rritja e shpenzimeve të personelit, shërbimet administrative të bashkisë, shërbimet policore dhe ajo që është më kryesorja për Veliaj menaxhimi i mbetjeve.
Politika e Veliaj në bashkinë e Tiranës, nuk është ajo e një bashkie e cila prodhon ekonomi me inciativa në shërbim të biznesit të vogël, të politikave bujqësore dhe agroturizmin, të arsimimit të të rinjve dhe promovimin e bizneseve të reja, nuk ka në fokus qytetarin, por e një politike fasad që frymëzohet nga një administrat bashkiake shume e fryrë në interesin personal të veliaj që i kushton taksapaguesve të Tiranës miliona euro.
Bashkia Tiranë fal Veliaj ka ҫmimin e ujit më të lartë në vend dhe me një mungesë te theksuar me ujë ku zona si ajo e Astirit apo Komuna e Parisit furnizohen vetëm 6 orë në ditë me ujë.
Veliaj abuzon në bashkinë e Tiranës me taksën e strehimit social sepse nëse sot do ta kishte mbledhur siҫ duhet në respekt të ligjit duhet te kishim gati 1000 apartamente dhe do ta kishtte ngushtësuar problemin social të strehimit për familjen në nevojë.
Taksa e përkohshme e arsimit është kthyer në një barrë të rënndë për cdo qytetarë dhe biznes në Tiranë Erion Veliaj për 7 vite mblodhi 45 milion euro nga kjo taksë premtoi 19 shkolla dhe ndërtoi vetëm 9 pra hapur kemi të bëjmë me abuzim nga bashkia e Tiranës.
Bahkia Tiranë është kthyer në një bunker ku nuk ka transparence dhe Veliaj ka shumë frikë nga e vërteta sepse ai e di shume mirë që gjithҫka e ka ngritur mbi bazën e mashtrimit dhe deformimint të opinionit publik.
Janë mbi 10 këkresa për informacion të drejtuar nga këshilltarët e partisë së lirisë në bshkinë e Tiranës që prej muajsh nuk marrin përgjigje nga Veliaj, imagjinoni se ҫfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë.
Denoncimi i aferës më të madhe kooruptive të inceneratorit të Tiranës nga Partia e Lirisë dhe denoncimi i vazhdueshëm i deputetes Kryemadhi kanë zbuluar një ndër abuzimet më të mëdha në vend ku Veliaj përfshihet drejtpërdrejtë.
Bashkia e Tiranës paguan miliona euro nga taksat e qytetarëve inceneratorin që nuk ekziston.
Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për inceneratorin e Tiranës është ai ideatori, urdhëruesi dhe zbatuesi i këtij projekti korruptiv.
Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak i hapi rrugë koncensionit të inceneratorit.
Me autoritetin e kryetarit të bashkisë Tiranë Veliaj ka nxjerre disa urdhëra mbi proҫedurat e inceneratorit të Tiranës, sot Veliaj duhet të ishte para drejtësisë.
Erion veliaj në mbledhjen e muajit tetor hoqi nga fondi i dedikuar për arsimin 4.3 milion euro dhe i transferoi tek inceneratori që nuk ekziston.
Pra është e qartë që ky veprim ҫbën propagandën e Veliajt për arsimin. Fëmijët në Tiranë do të vuajnë mësimin me dy turne, sepse Veliaj paratë e dedikuar arsimit i dërgon tek inceneratori që nuk ekziston.
Veliaj ka përcaktuar në buxhetin e vitit 2024 që buron nga taksat e qytetarëve të Tiranës 29 milion euro për pastrimi e qytetit.
Pastrimi i qytetit do të ketë një buxhet prej 11,5 milion euro
Landifilli dhe inceneratori 16,7 milion euro pra Veliaj mashtron opinionin publik kur thotë që unë duhet ti bëj pagesat sepse Tirana mbetet pa pastruar, fondi për pastrimin aty është nuk e pengon, por fondin për inceneratorin prej 16,7 milion euro përse duhet ta paguaj Veliaj kur inceneratori nuk ekziston pra është e qartë skema e abuzimit e cila mbulohet me propagandën e Veliaj se gjoja jam i detyruar të paguaj inceneratorin sepse Tirana mbetet pa pastruar.
Pak ditë më parë deputetja Kryemadhi bëri një investigim profesional kur në vazhdimin e disa investigimeve faktoi përsëri një abuzim marramëndës të bashkisë së Tiranës ku janë zaptuar 15 hektar ndërtim pa leje në territorin e bashkisë së Tiranës dhe detyrohen të hidhen dherat dhe inertet jo në ladfillin e sharrës por pikërisht në këtë territor pa leje.
Përgjegjësia jonë si të mandatuar nga qytetarët është dhe e të qenurit një alternativë për të propozuar inciativa konkrete për të përmirësuar jetësën e qytetarëve dhe zhvillimin e tyre ekonomik.
Partia e Lirisë në Bashkinë e Tiranës nëpëermjet këshilltarëve të saj synon që në këto kushte të vështira të rritjes së kostos së lartë të jetesës, reduktimin e taksave dhe tarifave vendore, përqëndrimin e buxhetit të bashkisë tek zhvillimi ekonomik, tek iniciativat për rininë, rritjen e fondeve për bujqesinë dhe agroturizmin, rritjen e mbështetjes sociale.
Rritja e shpenzimeve shtesë nga buxheti i planifikuar për mbështetjen ekonomike dhe sociale në vlerën e 54 milion euro, kjo vlerë të kompesohet nga:
1. Anullimi i financimit të inceneratorit me vlerë rreth 15 milion euro
2. Nga shkurtimi me 10 përqind i programit të planifikimit, administrimit të bashkisë Tiranë në rreth 39 milion euro”, u shpreh Endrit Braimllari.





