“Votë pro heqjes së imunitetit”, PD dorëzon projekt propozimin në Kuvend
Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Rezart Kthupi në një deklaratë për mediat tha se PD ka depozituar në Kuvend një projekt propozim për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.
“PD ka mbajtur një qëndrim konstant dhe koherent mbi imunitetin e deputetit, duke e konsideruar këtë të fundit një simbol të pabarazisë ndërmjet të zgjedhurve dhe zgjedhësve të tyre.
Në vazhdën e këtyre qëndrimeve të kahershme, PD ka depozituar ditën e djeshme në Kuvend një projekt propozim, i cili ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.
Projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit krijon bazën ligjore që deputetët brneda pesë ditësh nga miratimi i propozimit apo nga fillimi i legjislaturës të depozitojnë pranë kryetarit të kuvendit, një deklaratë me shkrim, në të cilën heqin dorë nga procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit duke i hapur drejtësisë në marrjen e masave ndaluese të arrestit në rastin e hetimeve penale.
PD vlerëson se reforma në drejtësi ka prodhuar më së fundmi një drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga politika, e cila ka krijuar besimin dhe ka mbështjen e gjerë qytetarë në punën e saj për hetimin dhe goditjen e korrupsionit të lartë të politikës dhe administratës shtetërore.
Në kushtet e një drejtësie të pavarur, PD vlerëson se cdoi qëndrim kundër heqjes së plotë të imunitetit të deputetit është një tentativë për të mos lejuar hetimin e korrupsionit të politikanëve apo njerëzve të lidhur me ta.”, tha ai.
