SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Qyno: Brenda kësaj jave pritet të mblidhet komisioni i mandateve

Gazetari i Ora News, Elton Qyno në një intervistë në Ora News foli për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës. Qyno u shpreh se brenda kësaj jave pritet të mblidhet komisioni i mandateve për të diskutuar propozimet e prokurorisë përsa i përket heqjes apo marrjes së autorizimit për caktimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.

‘’Opsioni kryesor që edhe SPAKU i qëndron më tepër është cështja e arrestit në shtëpi.

Pasi kemi të bëjmë edhe me një situatë ku edhe Berisha hyn në kategorinë  e zbutjes së masës së sigurisë pasi është mbi 70 vjeç.

Ky është kriteri kryesor që e favorizon Sali Berishën. Pritet që brenda kësaj jave të mblidhet edhe komisioni i mandateve për të diskutuar dhe për të qartësuar të gjitha propozimet e prokurorisë përsa i përket heqjes apo marrjes së autorizimit për caktimin e masës së sigurisë arrest shtëpie.

Brenda kësaj jave, pasi ajo është një kërkesë urgjente e kërkuar nga prokuroria e posacme SPAK.  

Ajo ka një karakter urgjent që duhet të mblidhet komisioni i mandateve brenda 48 orësh’’, tha ndër të tjera Qyno.