Kryemadhi: Beteja për incineratorin e Tiranës, është betejë me strukturë kriminale mediatike
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mohuar disa lajme që qarkulluan në rrjet, se SPAK kishte sekuestruar disa prona të saj dhe të familjarëve.
Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Kryemadhi tha se të gjitha sulmet janë për faktin se ajo po denoncon çështjen e inceneratorit të Tiranës, dhe pas saj kjanë dhe grupe mediatike kriminale që financohen nga incineratorët.
“Sot ne jemi asnjë pronë, asnjë, as e imja, as e familjarëve të mi, nuk është sekuestruar. Por ta lëmë të komunikojmë dhe në ditët e tjera.
Ka kohën e vetë, pasi mos harroni se beteja për inceneratorin e Tiranës, është betejë me strukturë kriminale mediatike. Nëse kemi vrasës me pagesë për njerëz, kemi dhe vrasës me pagesë për opinionin publik.
Të jeni të bindur se çështja e inceneratorit të Tiranës, s’do të ma mbyllë gojën për asnjë gjë. Të jeni të bindur. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi.”, tha ajo.
Lufta e brendshme e socialistëve
Kryemadhi: Koka viktimë e luftës mes grupeve të PS-së kush kontrollon SPAK-un. Taulant Tusha ka edhe probleme të tjera
Deputetja e Partiës së Lirisë Monika Kryemadhi deklaroi se sot lufta është midis grupeve brenda Partisë Socialiste se cili prej tyre ka nën kontroll drejtësinë e re. Dhe sipas saj Lefter Koka është hallka e fundit e çështjes së incineratorëve, ndërsa shtoi se ai është viktimë e luftës së brendshme të socialistëve.
Nga ana tjetër ajo tha se drejtori i Bashkisë sës Tiranës që u la në burg dje nga GJKKO ka edhe probleme të tjera përveç përfshirjes në aferën e plehrave të Sharrës.
“Duhet të kuptojmë një gjë. Ne kemi votuar reformën në drejtësi me 140 vota dhe kryetari i Parlamentit të asaj kohe, Ilir Meta ka qenë hallka kryesore që çoi votimin e kësaj reforme në unanimitet të plotë. Sot sistemi drejtësisë është komplet nën kontroll qeveritar. Sot kemi garë midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt se kush kontrollon drejtësinë.
Sot lufta është midis grupeve brenda Partisë Socialiste. Dhe këtë e ndjejnë qytetarët. Kemi një ekonomi informale, që vjen nëpërmjet parave të drogës që nis nga ndërtimet e me radhë. Ne nuk e zbërthejmë dot dhe ju si gazetarë, po SPAK ka mundësinë për ta zbërthyer. Unë nuk do të ndalem. Pavarësisht ka vullnet apo nuk ka vullnet SPAK për inceneratorin e Tiranës. Shkresat aty janë, jam nuk jam unë do të dalë një Monikë tjetër që do ta vazhdojë.
Skeptike jam, Taulant Tusha ka problem të tjëra. Lefter Koka ishte hallka e fundit e kësaj afere. Lefter Koka u përdor nga Edi Rama dhe grupi tjetër që sot është në luftë me Edi Ramën. Inceneratori i Tiranës janë off shore dhe miliona eurot që paguajmë. Bashkia e Tiranës ka paguar 60 milionë euro”, deklaroi deputetja e PL-së Monika Kryemadhi.



