Kryemadhi: Koka viktimë e luftës mes grupeve të PS-së kush kontrollon SPAK-un. Taulant Tusha ka edhe probleme të tjera
Deputetja e Partiës së Lirisë Monika Kryemadhi deklaroi se sot lufta është midis grupeve brenda Partisë Socialiste se cili prej tyre ka nën kontroll drejtësinë e re. Dhe sipas saj Lefter Koka është hallka e fundit e çështjes së incineratorëve, ndërsa shtoi se ai është viktimë e luftës së brendshme të socialistëve.
Nga ana tjetër ajo tha se drejtori i Bashkisë sës Tiranës që u la në burg dje nga GJKKO ka edhe probleme të tjera përvecc përfshirjes në aferën e plehrave të Sharrës.
“Duhet të kuptojmë një gjë. Ne kemi votuar reformën në drejtësi me 140 vota dhe kryetari i Parlamentit të asaj kohe, Ilir Meta ka qenë hallka kryesore që çoi votimin e kësaj reforme në unanimitet të plotë. Sot sistemi drejtësisë është komplet nën kontroll qeveritar. Sot kemi garë midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt se kush kontrollon drejtësinë.
Sot lufta është midis grupeve brenda Partisë Socialiste. Dhe këtë e ndjejnë qytetarët. Kemi një ekonomi informale, që vjen nëpërmjet parave të drogës që nis nga ndërtimet e me radhë. Ne nuk e zbërthejmë dot dhe ju si gazetarë, po SPAK ka mundësinë për ta zbërthyer. Unë nuk do të ndalem. Pavarësisht ka vullnet apo nuk ka vullnet SPAK për inceneratorin e Tiranës. Shkresat aty janë, jam nuk jam unë do të dalë një Monikë tjetër që do ta vazhdojë.
Skeptike jam, Taulant Tusha ka problem të tjëra. Lefter Koka ishte hallka e fundit e kësaj afere. Lefter Koka u përdor nga Edi Rama dhe grupi tjetër që sot është në luftë me Edi Ramën. Inceneratori i Tiranës janë off shore dhe miliona eurot që paguajmë. Bashkia e Tiranës ka paguar 60 milionë euro”, deklaroi Monika Kryemadhi.


