PROVAT E REJA/ Kryemadhi thellon hetimet për incineratorin e Tiranës: Paguhet nga shteti, nuk monitorohet kontrata. Firmat e ndërtimit nën presion për të paguar për dherat
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi në një konferencë të posaccme për mediat prezantoi një produkt, që sipas saj, është i një pune shumë voluminoze, i cili vjen sot pas një viti punë intensive, të pa ndalur dhe konstistente që ka të bëjë me faktimin e shkeljeve dhe abuzimeve të realizuar me landfillin e Sharrës në Tiranës.
“Janë marrë në analizë të detajuar puna e të gjitha institucioneve publike që kanë lidhje me këtë skemë korruptive. Shkeljet ligjore për miratimin e kontratës koncesionare i kemi faktuar kohë më parë, ndërsa tani po vazhdojmë të dëshmojmë se si po zbatohet kjo kontratë koncesionare.
Fokusi është vendosur tek zbatimi i kontratës. Do të shikoni si vidhen shqiptarët, si mashtrohen, si dëmtohet shëndeti i qytetarëve të Tiranës dhe skandale nga më të padëgjuarat, që vetëm mendja dibolike dhe e sëmurë për korrupsion e Erion Veliaj, mund të kryejnë këto shkelje.
Kemi analizuar të dhëna dhe informata komplekse, duke ndjekur rrugën e procedurave dhe të parasë publike, se si është shkelur ligji, kush janë përgjegjësit, si janë shpërdoruar paratë publike, kush kanë qenë përfituesit”, u shpreh ajo.

Në vijim Kryemadhi theksoi se nëse Partia e Lirisë do të kishte qenë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar, ky produkt që vjen sot, do të vinte në një kohë më të shpejtë dhe vetë rezultati që prodhoi ai komision hetimor, do të ishte tërësisht ndryshe.
“Megjithatë, edhe kapja e parlamentit, ashtu si kapja e gjithë shtetit nga qeveria, nuk do të më ndalonte mua si Monikë personalisht nuk do të më ndalonte në zbardhjen e kësaj afere korruptive, të plotë, duke marrë parasysh edhe cdo pasojë që mund të vinte për mua, familjen time reale dhe atë politike, nga qeveria dhe mafia e lidhur me të”, u shpreh ajo.
“Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari.
Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar”, theksoi deputetja e PL-së.

Ndërkaq, Kryemadhi theksoi se ka pasur letërkëmbime gjatë 1 viti me institucionet shtetërore, ndërsa shtoi se Bashkia Tiranë, Vorë, Rrogozhinë, ka refuzuar kërkesën për informacion.
Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj nuk i ka “dalë dot për zot llogaridhënies shkresore që un kërkuar. Nuk i ka dalë për zot dot, firmës që ka hedhur dhe as pagesave që ka kryer.”
Sipas Kryemadhit, Veliaj ka gënjyer në komisionin hetimor për inceneratorët, dhe ka udhëzuar në cilësinë e sekretarit politik të partisë socialiste për qarkun Tiranë, edhe kryetarët e bashkive Vorë e Rrogozhinë që të mos kthejnë përgjigje ndaj Kryemadhit për pagesat e Bashkisë ndaj Inceneratorit të Tiranës.
Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore dhe sipas Kryemadhi, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro.
Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante.
Skandali me dherat
Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës.
Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar.
Hetimet e kryera nga Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës, nxjerrin në pah, se si inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë Euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit.
Kjo për Kryemadhin përbën dy fakte skandaloze:
“1. Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti i parë i marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.
2. Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat I ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli I koncesionarit ka qenë përfitimi i pagesave dhe jo realisht depozitimi i dherave”, tha ajo.
Droni i teknologjisë së fundit që ka përdorur Kryemadhi, së bashku me llogaritjet e stafit të inxhenierëve pranë saj, tregojnë për Hortofoto me koordinata të qarta.




