Relacioni/ SPAK kërkesë në Kuvend për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”

Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bëhet me dije se ndaj Berishës kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë të re “arrest shtëpie”, teksa është siguruar edhe relacioni drejtuar Kuvendit për Berishën.

Vendimi për ndryshimin e masës vjen pas Berisha nuk zbatoi masën e mëhershme, atë të detyrimin me paraqitje.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri.

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur