Incineratori i Tiranës, Kryemadhi firmos LIVE kallëzimin shtesë në SPAK: Bashkia lejoi ndërtimin pa leje në 15 ha

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi në përfundim të paraqitjes së provave të reja, firmosi para kamerave kallëzimin shtesë drejtuar ndaj SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës.

Sipas saj, Bashkia e Tiranës ka lejuar një ndërtim pa leje në 15 hektarë dhe duhet hetuar edhe për këtë.

Kryemadhi u shpreh se faktet e provat e zbuluara nga “droni së vërtetës” nxjerrin zbuluar korrupsionin shtetëror dhe provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme faktin se pa mbështje qeveritare kontrata e koncesionit të inceneratorit të tiranës nuk do të financohej asnjë qindarkë më tej nga paratë e shqiptarëve.

“Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli i Lartë i Shtetit, media, apo çdo institucion i brendsëhm apo i huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën.

15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit  kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë.

Edhe liqene tjanë bërë tokë”, deklaroi ligjvënësja e PL-së.

Incineratori i Tiranës, Kryemadhi firmos LIVE kallëzimin shtesë

Nga ana tjetër, Kryemadhi theksoi se supervizori i punimeve ka bërë me dije se deri në datë 31 Mars 2023, projekti i Inceneratorit të Tiranës është në total 1.75 vite me vonesë.

"BAZUAR NË KËTË ARSYETIM REZULTON SE NDODHEMI NË KUSHTET E NENIT 36 TË LIGJIT 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, PASI KONCESIONARI NUK KA PËRMBUSHUR KUSHTET THELBËSORE TË KONTRATËS SË KONCESIONIT, E PËR PASOJA KJO KONTRATË DUHET TË ZGJIDHET NË MËNYRË TË NJËANSHME NGA AUTORITETI KONTRAKTUES.

Përgjegjës për këtë shkelje janë Autoriteti Kontraktues, Bashkia Tiranë dhe Qeveria Shqiptare, pasi me veprimet e tyre për financimin e kontratës së koncesionit nga njëra anë dhe mosveprimet e tyre në marrjen e masave për realizimin e projektit i kanë shkaktuar deri më tani 5 milionë euro dëm ekonomik dhe pritet tí shkaktojnë në vijim mbi 500 milionë euro dëm ekonomik shtetit shqiptar", tha ajo.