Koncesioni i Sterilizimit, Ilir Beqaj rikthehet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur paraditen e së martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Beqaj është marrë nën hetim për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e sterilizimit.

Dhe në funksion të hetimit mësohet se Beqaj do të pyetet nga prokurorët e SPAK-ut si person në hetim.

Kujtojmë se ndaj Beqajt janë caktuar dy masa sigurie nga ana e GJKKO-së: "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalim për të dalë jashtë vendit".

Në zbatim të vendimit të gjykatës, Beqaj duhet të paraqitet çdo javë përballë OPGJ-së.

Koncesioni i Sterilizimit, Ilir Beqaj rikthehet në SPAK
Makina e Beqajt sot para SPAK