Berisha për vendimin e SPAK për arrestimin e tij: E kam lexuar nga media, akoma nuk më ka ardhur nga Kuvendi
Pas mbledhje së grupit, ish kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat.
''Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor, të mëparshëm të SKAPit dhe gjykatëses së shkarkuar nga Berisha më 8 shkurt 1996.
Duke thënë këtë siç theksova dhe para dy orësh në konferencë për shtyp në vitin 2012 jam angazhuar për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ka qenë një përpjekje e drejtë.
Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Por, sidoqofte, cilido qoftë vendimi i parlamentit, e pranoj.
Asnjë ndryshim në strategjinë tonë në parlament nuk do të ketë.
Ne sot ë vazhdojmë në mosbindjen civile. Grupi nuk merr pjesë në votim ose do votoje me mosbindje. Ka 6 javë që nuk voton.
Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. E kam marrë nga media, akoma nuk më ka ardhur nga Kuvendi'', tha Berisha.
