Agalliu: Qeveria pa strategji për zhvillimin ekonomik
Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu foli sot për varfëri në vend, teksa u shpreh se qeveria nuk arriti të krijojë një strategji për zhvillimin ekonomik.
Në një deklaratë për shtyp, Agalliu theksoi se qeveria po ashtu nuk krijoj dot avantazhet konkurruese dhe krahasuese të Shqipërisë.
“Sot ne nuk e kemi të qartë se në çfarë drejtimi do të zhvillohet ekonomikisht Shqipëria, në industrinë e shërbimit dhe hotelerisë, bujqësi, industri prodhuese apo përpunuese? Pra, investitorët e huaj nuk e kanë të qartë sesi dhe për çfarë do duhet të investojnë në Shqipëri.
Kjo bën që dhe paketa fiskale të mos ketë qartësi dhe të mos ndihmojë grupe të caktuara interesi për zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo sepse argumenti racional për të mirën e vendit është zëvendësuar me argumentin klientelist për të mirën e xhepave të qeveritarëve”, tha Agalliu.
Ai foli dhe për rritje të çmimeve të konsumit. është në nivele alarmant sidomos kur e krahasojmë me pensionet minimaliste apo dhe me pagat e një pjese të mirë të shqiptarëve.
“Në zonat rurale dhe periferike po bëhet çdo ditë e më tepër e vështirë për të përballuar shpenzimet e ushqimit bazë. Kjo përkthehet në largim masiv duke bërë që Shqipëria të boshatiset gjithmon e më shumë”, tha Agalliu.


