PS nuk humbet kohë/ Pas pezullimit të Granit Gjanës, prezantohet prefekti i ri i Kukësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2023, 13:51
Zëvëndesministri i Brendshëm Besfort Lamallari prezantoi të martën Prefekti i ri të Qarkut Kukës, mjekun radiolog Agron Geca, i cili zëvendëson në këtë detyrë Granit Gjanën, që javën e kaluar u pezullua nga SPAK.
Në fjalën e tij, prefekti Geca tha se do të bëj më të mirën për të gjithë banorët e qarkut Kukës. I pranishëm ishte edhe deputeti Pandeli Majko. Ai vlerësoi edhe punën e bërë nga ish prefekti Granit Gjana.
Brenda këtij viti në prefekturën e Kuëkësit janë emëruar 3 titullarë Albert Halilaj, aktulisht kryetar bashkie i Kukësit, Granit Gjana dhe i emëruari aktual Agron Geca.

