Harta e re Gjyqësore, kosto e lartë. Gjykata Kushtetuese shqyrton për të tretën herë padinë e avokatëve
Harta e re gjyqësore u shqyrtua në seancën e tretën Gjykata Kushtetuese, ndërsa pala paditëse kërkoi shfuqizimin e vendimit argumentin se ka vështirësuar aksesin në drejtësi.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave u shprehën se vendimi ka ardhur në bazë të konsultimeve me institucionet e drejtësisë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe dhoma e avokatisë vijojnë betejën ligjore kundër Hartës gjyqësore.
Në seancën e tretë në Gjykatën Kushetetuese, si argument nga pala paditëse janë përmendur kostoja e lartë e avokatëve dhe qytetarëve për të udhëtuar në qarqet ku përkojnë gjykatat, por edhe mungesa e infrastrukturës së rrugëve.
Gjatë parashtrimit, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Erinda Skëndaj theksoi dhe mungesën e konsultimit me avokatët për ndarjen e re të hartës, ç’ka sipas tyre ka krijuar vështirësi.
Në kundërargument, përfaqësueja e Këshillit të Ministrave, theksoi se kjo ndarje e gjykata është bërë në konsultim nga disa institucione të drejtësisë si KLGJ dhe KLP.
Gjithashtu mungesa e gjyqtarëve në disa gjykata të rretheve dhe fluksi i padive, sipas saj, solli ndarjen e re gjyqsore.
Në përfundim të shqyrtimit, trupa gjykuese u tërhoq për vendim, i cili do të jepet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.
