Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë, 15-vjeçari i plagosur përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 13:32
Policia e Tiranës bën me dije se ditën e sotme, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia e kryeqytetit.
