Balla: Organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit, burim financimi për grupet kriminale
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot në mbështetje të megaoperacionit policor “Sundimi i Ligjit” nga i cili u goditën grupe kriminale të lojërave të fatit.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për intensifikimin e “Sundimit të Ligjit” dhe goditjen e grupeve kriminale të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se organizimi i paligjshëm i lojrave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale.
Prandaj kontrollet duhet të vijojnë në gjithë territorin në mënyrë sistematike”, u shpreh Balla në rrjetet sociale.
“Rezultatet e operacionit gjatë natës së mbrëmshme meritojnë përgëzime, por publiku pret më shumë prej nesh”, theksoi Balla.
Nga operacioni “Sundimi i ligjit” ka 116 persona të arrestuar, 94 të proceduar dhe u goditën 253 pika të paligjshme.
