Ndërpritet mësimi në Mamurras/ Aromë e rëndë në qytet, disa nxënës shfaqin probleme me frymëmarrjen

Nxënës të shkollave në Mamurras dhe Fushë Mamurras janë larguar nga mësimi për shkak të ajrit të ndotur.

Mësohet se në orët e mesditës së të enjtes, armoa e rëndë është ndier në zonën e Mamurrasit, ndaj janë shfaqur probleme në frymëmarrje te disa nxënës.

Policia e Kurbinit është duke vëzhguar në disa zona për të zbuluar burimin.

Paraprakisht dyshohet rrjedhje gazi.