Ndihma ekonomike dhe kempi/ Shefja e ''Kempit'' në Tiranë, Hoxha tregon dallimin mes tyre

Shefja e Kempit në Tiranë, Adela Hoxha ishte e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për përfitimet e personave me aftësi të kufizuar si kempi dhe ndihma ekonomike. Hoxha tregoi edhe dallimin mes ndihmës ekonomike dhe kempit.

‘’Personat me aftësi të kufizuar, ndihmë ekonomike dhe pension invaliditeti kanë ndryshime thelbësore.

Personat me aftësi të kufizuar sipas të drejtave të personave me aftësi të kufizuara quhet një person i cili ka një sëmundje të caktuar që e kufizon në jetën e përditshme në përputhje me bashkëmoshatarët, ndërsa ndihma ekonomike ka të bëjë me ato persona në kushte sociale ekonomike që marrin një ndihmë nga shteti por jo detyrimisht kanë një sëmundshmëri.

Një familje në nevojë por pa sëmundshmëri i drejtohet ndihmës ekonomike, ndërsa një familje pavarësisht kushteve sociale ekonomike që ka një sëmuendshmëri i drejtohet përfitmit të pagesës së aftësëisë së kufizuar, ndërsa pensioni invaliditetit është një procedurë që bëhët pranë sigurimeve shoqërore ndërsa dy të parat i përkasin shërbimit social.

Komisionet e Tiranës janë të lokalizuara në Tiranë. Komisionet e rretheve janë të lokalizuara pranë spitaleve të rretheve.

Të gjitha klinikat universitare kanë përgatitur një listë diagnozash që duhet të jenë përfituese. Shumëllojshmërinë më të madhe e marrin diagnozat e shëndetit mendor’’, tha ndër të tjera Hoxha.