Dy të akuzuarit për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoj kërkuan masë më të butë sigurie, ja çfarë vendosi GJKKO
Julian Pjetri dhe Genti Nderjaku,të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj kërkuan një masë më të butë sigurie.
Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesën dhe të lërë në burg dy të akuzuarit.
Njoftimi për media:
Më datë 30.11.2023 personat nën hetim J.P dhe G.N, bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i janë drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Verifikuar nevojat e sigurimit duke revokuar ose zëvendësuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në seancën gjyqësor të datës 07.12.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit, ndërsa personat nën hetim J.P dhe G.N kërkuan zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë.
3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale vendosi:
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetimP dhe G.N me vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
