Shpallen 3 prokurorët fitues për vendet vakante në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 15:15
Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani janë tre prokurorët e renditur në tre pozicionet e para për tre vendet vakante në SPAK.
Ditën e sotme u zhvilluan intervistat për 8 kandidatët pjesëmarrës në garë.
Intervistat filluan në orën 9:00 me intervale kohore çdo 30 minuta në dispozicion.
Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:
1. Ols Dado
2.Anita Jella
3.Ndini Tavani
4.Bledar Maksuti
5.Kreshnik Ajazi
6.Pali Deçolli
7.Albert Kuliçi
8.Sonila Muhametaj
Lista me 3 kandidaturat do t’i përcillet SPAK për kontroll pasurie dhe figure.
Nëse ndonjëri prej 3 prokurorëve ka probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës do të verifikohet i 4-ti në listë.
