FOTO/ Ekzekutoi 41-vjeçarin sapo doli nga makina ''Porche'', ky është autori i dyshuar i vrasjes në Fier
Ky është 35-vjeçari, Agim Gashi që dyshohet se ekzekutoi Elton Javorin sapo doli nga “Porche” në lagjen “16 prilli”.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë gri, ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e tij.
Nuk dihen ende arësyet e konfliktit mes tij dhe viktimës që çuan drejt këtij krimi të rëndë.
41-vjeçari u ekzekutua rreth orës 11:00 paradites së sotme (6 Dhjetor) në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Elton Javori.
Viktima u qëllua me dy plumba në bark sapo zbriti nga automjeti i tip tip Porche rreth 100 metra larg banesës. Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
41-vjeçari mësohet se kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe në zonë nuk njihej si person problematik.
