Ndërpritet mësimi në Mamurras/ Aromë e rëndë në qytet, dyshohet për rrjedhje gazi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 13:49
Nxënës të shkollave në Mamurras dhe Fushë Mamurras janë larguar nga mësimi për shkak të ajrit të ndotur.
Mësohet se në orët e mesditës së të enjtes, armoa e rëndë është ndier në zonën e Mamurrasit, ndaj janë shfaqur probleme në frymëmarrje te disa nxënës,
Policia e Kurbinit është duke vëzhguar në disa zona për të zbuluar burimin. Paraprakisht dyshohet rrjedhje gazi.

