Ja kush është autori i vrasjes së 41-vjeçarit. EMRI dhe lidhja e tyre. Ja çfarë thonë fierakët

Për vrasjen në Fier mësohet se autor i krimit është shtetasi Agim Gashi, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Po ashtu mësohet se shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë të bëjnë me motive të dobëta, pasi autori dhe viktima Elton Javori mësohet se kishin lidhje krushqie.

Një prej fqinjëve të 41-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme, thotë se ai nuk ishte person problematik.

“E njoh pasi rritur me ta. Ky djali ka qenë i mrekullueshëm, i edukuar. Nga i erdhi Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Sa dola nga shtëpia, dëgjova që u vra.

Ky ka familjen këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Djalë i shoqëruar”, shprehet ai.

Vijon...