EMRI/ Tronditet Fieri. Vritet 41-vjeçari, policia jep të dhënat e para për vrasjen në qytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 11:28
Një 41 vjeçar është vrarë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ''16 prilli'' sipas njoftimit të policisë. Viktimë ka mbetur shtetasi Elton Javori 41 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë Fier:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E.J., 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Autori i dyshuar Agim Gashi
