Malltezi kërkoi kthimin e 25 pasurive në Apel, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 11:15
Seanca në Apel për pasuritë e sekuestruara të Jamarbër Malltezit, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit me argumentin e konfliktit të interesit.
Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vile, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.
Sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muca.
