Neza: Që pas sulmit të 7 tetorit, ka pasur një rritje të gjuhës së urrejtjes të islamofobisë dhe antisemitizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 22:10
Ekspert i Komunikimit, Enez Neza në një lidhje "Skype" në emisionin "Ora e Betit" në Ora News foli për luftën mes Izraelit dhe Palestinës në Lindjen e Mesme. Neza u shpreh se që pas sulmit të 7 tetorit ka pasur një rritje të gjuhës së urrejtejes të islamofobisë dhe antisemitizmit.
"Pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi dhe më pas nga përgjigjia e tmerrshme e Izraelit kundrejt banorëve të Gazës ka pasur një rritje të gjuhës së urrejtes të islamofobisë dhe antisemitizmit.
Sidomos ka pasur rritje të gjuhës së urrejtjes në internet, gjuhë anti myslimane por edhe gjuhë kundër hebrenjëve. Në SHBA janë raportuar me qindra sulme antisemite", tha ndër tjera Neza.
