Gjipali: Raporti përmban edhe vlerësime pozitive, Shqipëria mund të vijojë rrugën drejt BE-së
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 17:44
Drejtori ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali në një intervistë në Ora News foli për raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Gjipali u shpreh se raporti ka edhe disa vlerësime pozitive dhe se Shqipëria mund të vijojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.
"Raporti në fakt ka disa vlerësime pozitive dhe gjithashtu edhe përcaktimin se në dhjetor të këtij viti Shqipëria duhet të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare për të nisur negociatat në grup kapitullin e parë.
Pra ëshë një vlerësim që Komisioni Evropian i bën Shqipërisë. Shqipëria mund të vijojë rrugën drejt BE-së", tha ndër të tjera Gjipali.
