Braktisi foshnjën e sapo lindur në një garazh në Tiranë, policia ndalon nënën e re nga Pogradeci

Efektivet e komisariatit nr 6 në Tiranë kanë zbardhur ngjarjen ku një foshnjë u gjet e porsalindur në Yzberisht.

Nëpërmjet kamerave dhe disa provave biologjike është arritur të zbulohet nëna e fosnjes.

Nëna e ka lindur foshnjën e saj në divanin e kuq në garazhd rrëth orëve të mëngjesit dhe nga aty është larguar.

Ajo është një e re e lindur në Pogradec dhe banuese tek 3 dëshmoret Tiranë. Ajo është ndaluar nga policia.