Aksident në Durrës, automjeti përplas 57-vjeçarin, ndërron jetë në vendin e ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 18:39
Një aksident tragjik u regjistrua në orët e vona të pasditen e sotme në Durrës. Policia tha se një automjet i drejtuar nga një 54-vjeçar ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete. 57-vjeçari me iniciale S.V., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë Durrës:
Durrës/Informacion paraprak
Mbazdite e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndëruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
