Kasaphana në Gaza, Ruci: Kur lufta zhvillohet në ambiente të tilla, është e pashmangshme numri i madh i viktimave

Pedagogu, Hektor Ruci  ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për luftën mes Izraelit dhe Palestinës në Lindjen e Mesme. Ruci u shpreh se kur operacionet luftarake zhvillohen në ambiente të tilla, është e pashmangshme që numri i viktimave të jetë i madh.

"Humbja e cdo jete njerëzore sidomos e atyre të cilët janë të pafajshëm dhe nuk kanë lidhje me konfliktin është gjithmonë e tmerrshme dhe vështirëisht e pranueshme.

Që numrat janë shumë të mëdhënjë, patjetër që janë shumë të mëdhejnë dhe në luftërat që vijnë do jenë akoma më të mëdhenjë sepse kemi të bëjmë me një fuqi të madhe ushtarake dhe një nga vendet më dendësisht të populluara në botë.

Kur operacionet luftarake zhvillohen në ambiente të tilla është e pashmangshme që numri i viktimave të jetë i madh", tha ndër të tjera Ruci.